Sarandë, kapet hajduti serial, 4 vjedhje brenda 20 ditëve

Është arrestuar nga Policia e Sarandës një hajdut serial, i cili dyshohet se kryer katër vjedhje në harkun kohor të 20 ditëve.

I arrestuari është Elvis Zoto, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë një pune hetimore prej 1­muaji, Shërbimet e Policisë së Sarandës, kanë bërë zbulimin e disa ngjarjeve, kryesisht: vjedhje banesash, lokalesh dhe materialeve të tjera nëpër automjete, të cilat kanë rezultuar se janë marrë dhe përvetësuar brenda një harku kohor prej 20 ditësh, nga shtetasi Elvis Zoto.

Shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autorë i kryerjes së 3­vjedhjeve të tjera, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *