Sarandë, 38 vjeçari kapet në flagrancë teksa po tentonte të vidhte dyqanin

38-vjeçari Gligor Karo, është arrestuar në flagrancë ndërsa po vidhte një dyqan të një kompanie celulare në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë 38-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të sotëm, i maskuar me kapuç të zi në kokë dhe në vend të dorezave në të dyja duart ka përdorur “çorape” të bardha, ka thyer gurë xhamin e një dyqani të një nga kompanitë celulare në në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar.

Ai fillimisht ka mundur të marrë 2 aparate “Tableta-iPad” me vlerë totale 40.000 lekë dhe në tentativë për të marrë edhe aparate të tjera celulare, nuk ka mundur t’i marrë pasi ka dalë me shpejtësi nga dyqani.

Në momentin që ka marrë këto 2 tableta, sapo ka dalë nga dyqani në tentativë për t’u larguar është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës për veprat penale “Vjedhje” dhe “Shkatërrim prone”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *