“Rruga e Kombit”, lirohen kuksianët e fundit

“Rruga e Kombit”, lirohen kuksianët e fundit

Gjykata e Kukësit ka vendosur të lirojë të gjithë protestuesit e fundit të mbajtur në burg të “Rrugës së Kombit”, protestë e zhvilluar pak kohë më parë për të kundërshtuar vendosjen e tarifës për mjetet që kalojnë në këtë aks.

Gjykata ka liruar Elton Cengun 39 vjeç, Vasil Laçin, 31 vjeç si dhe 35-vjeçarin Florin Onuzi. Më herët, u lirua sot Xhevahir Gashi.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit Shkodër la të lirë pak kohë më parë 7 nga 11 protestuesit kuksianë, të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.