Rrahu nxënësit me drutë e sobës, arrestohet mësuesi

Policia e Dibrës ka arrestuar mësuesin i cili dhunoi me drutë nxënësit e tij. Pasi policia shkoi në vendngjarje ka arrestuar 63-vjeçarin Agim Muça.

Ky i fundit dhunoi më drutë e zjarrit nxënës të klasave të treta dhe të pesta, të cilët e bënin mësimin bashkarisht në shkollën “Orzhanov” të komunës Ostren.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet.

Një prej nxënësve është transportuar në spitalin e Dibrës me hematoma në kokë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *