Rikthehet tritoli, shpërthim i fuqishëm në një garazh te “Rruga e Kavajës”

Tronditet sërish Tirana nga shpërthimet e tritolit. Një tjetër shpërthim është shënuar në orët e para të ditës së sotme. Një automjet ka shpërthyer brenda garazhit të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth 00:25. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas të dhënave nuk ka as viktima dhe as të lënduar. Dyshohet se tritoli ishte vënë poshtë një automjeti.
Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, sa të gjithë banorët e pallatit kanë dalë nga banesat e tyre të traumatizuar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *