Rikthehet tritoli në kryeqytet

Pasditmen e sotme një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët në rrugën “Myslim Keta” në Tiranë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një lokal, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se në lokalin që ishte marrë me qira nga shtetasi J.S, është vendosur një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *