Reagimi i parë i Ardit Gjebreas: Nuk kisha qëllim të bëja drejtësi

Pas 4 ditë heshtje, prej intervistës që tronditi opinionin publik, Ardit Gjebrea ka folur për herë të parë duke dashur të sqarojë pozicionin e tij përballë vrasësit Marjan Rroku. I shënjestruar në komente nga personazhë publikë dhe familjarë të viktimave Canaj, ideatori i rubrikiës “24 orë me..” ka treguar se qëllimi i tij ishte vetëm sa të sillte një pjesë të realitetit të të burgosurit dhe jo të pasqyronte provat e palëve. Ardit Gjebrea shprehet i sigurtë se regaimi do të ishte i njëjtë edhe nëse në vend të Rrokut, do të qe një tjetër i burgosur përjetë. Lexoni prononcimin e kantautorit, të kapur në rrugë, teksa xhironte episodin e rradhës për emisionin e tij.

“Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm. Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të. Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejen nga autoritetet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë. Mirëpo ju siguroj se edhe neso do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, siç dhe ndodhi. Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi. Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë, në rubrikën 24 orë”, shprehet këngëtari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea për Shqiparja.com.

Marjan Rroku u kthye në vëmendjen e shqiptarëve për shkak të rrëfimit në emisionin “E diela Shqiptare”. Versioni i cili ai paraqiti përpara kamerave dhe Ardit Gjebreas ishte krejtësisht ndryshe nga dëshmitë e dëshmitarëve që vulosën vendimin e gjykatës e cila e dënoi me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë të kryer në vitin 2001. Aktualisht, Marjan Rroku ka bërë kërkesë për rishqyrtim të dosjes së tij në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim rivlerësimin e dënimit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *