“Rama shpenzon miliona për luks, qytetarët me barkun bosh”

“Rama shpenzon miliona për luks, qytetarët me barkun bosh”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me një pjesë të familjeve të varfra në Bashkinë e Kamzës, të cilat jetojnë në skame dhe mjerim. Basha ka njohur nga afër gjendjen në të cilën ndodhen këto familje, ndërsa në këtë bashki rreth 780 familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

“780 familje në Bashkinë Kamëz janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa asnjë shpjegim dhe sot jetojnë në skamje të frikshme.

Frigoriferët e vjetër të Donikës, Shpresës, Arturit janë bosh. Ata nuk kanë me se ti ushqejnë femijët e tyre, të zhytur në një varfëri të përmasave afrikane.

Duke u hequr ndihmën ekonomike këtyre njerëzve të pamundur, qeveria që shpenzon milionat për lluks e qejfe, po i kercënon ata me bukën e gojës dhe kjo është kriminale. Buka e gojes nuk është lluks!

Asnjë qytetar i këtij vendi nuk mund të flejë me barkun bosh!”, shkruan Basha në rrjetin social.

Ndërkohë Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Rama, duke denoncuar më parë nxjerrjen nga skema e ndihmës ekonomike të mijëra familjeve.