Qeni zbulon heroinën në kutinë e bojërave, pranga dy personave në Kashar

Dy persona u arrestuan në Tiranë pas një operacioni antidrogë të koduar “Body”. Policia sekuestroi mbi një kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, katër telefona celularë si dhe automjetin tip “Mercedes-Benz”.

Nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve, Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar dhe Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në “Progonat” Tepelenë.

Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u informua për një automjet që po transportonte lëndë narkotike të forta, në rrugën nacionale Durrës-Tiranë, në Kashar.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se brenda automjetit tip “Mercedez Benz” me targë AA 221 IS që drejtohej nga shtetasi Anest Koromani, kishte një sasi prej 561 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia shtetasi Romeo Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit.

Lënda narkotike ishte fshehur në 5 kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Romeo Beqa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 gramësh lëndë narkotike e dyshuar si “Heroinë”.

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar do të kapte vlerën prej rreth 70 mijë eurosh po të shitej me doza. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikeve ne bashkëpunim”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *