Pukë, shisnin drogë në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Pukës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët shpërndanin lëndë narkotike, kryesisht tek shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të zonës së Pukës.

Mësohet se janë arrestuar Klevi Mehaj 20 vjeç dhe Klodian Gjergjaliaj, 18 vjeç, të dy banues në Pukë.

Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, në afërsi të një lokali, ata janë konfliktuar dhe goditur me njëri-¬tjetrin, ku kanë ndërhyrë forcat e policisë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Klodian Gjergjaliaj në xhepat e pantallonave u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi 5.8 gram.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klevi Mehaj në dhomën e gjumit të tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi 2.7 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *