Publikohet fotoja, ja kush është 32-vjeçari  që u ekzekutua në oborrin e shtëpisë

Publikohet fotoja, ja kush është 32-vjeçari që u ekzekutua në oborrin e shtëpisë

Personi që shihni në foto është i riu që u ekzekutua me armë zjarri orët e para të së martës në Dibër.

Burime zyrtare sqarojnë se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u vra rreth orës 01:30 në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Maqellarë.

Kosiqi mësohet se sapo ishte kthye nga Maqedonia. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur u ekzekutua me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Deri në këto momente, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona, megjithatë nuk ka ende një të dyshuar apo pistë zyrtare për vrasjen e të riut.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij krimi.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet. /TvKlan