Protesta për tarifën e Rrugës së Kombit/ Të premten gjyqi i kuksianëve

Protesta për tarifën e Rrugës së Kombit/ Të premten gjyqi i kuksianëve

Të premten Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Njw video e siguruar nga avokatwt dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite si ka deklaruar organi i akuzës.

Mësohet se prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike e quajti këtë krim shtetëror, sepse sipas tij, pas arrestimeve të paligjshme, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar dokumentet zyrtare./Top Channel