Prokuroria e Vlorës nis hetimin ndaj ish-rektorit të Universitetit

Prokuroria e Vlorës nis hetimin ndaj ish-rektorit të Universitetit

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin ndaj ish-rektorit të Universitetit, Albert Qarri. Qarri akuzohet për falsifikim të diplomave të masterit.

“Në vitin akademik 2015-2016, pikërisht në muajin mars në temat e mbrojtura për diplomimin e studentëve të sistemit master, me dijeni të plotë të ish-rektorit të Universtitetit Albert Qarri, dhe përgjegjësit të Departamentit të Edukimit Aranit Gjipali, janë falsifikuar firmat e disa pedagogëve me banim në Tiranë, por që jepnin mësim pranë Univeristetit të Vlorës,”- shkruhet në padi/Faxweb