Prokuroria: 6 vite burg për kreun e “Vefa”, Vehbi Alimuçaj

Administratorin e firmës piramidale “Vefa”, Vehbi Alimuçaj, rrezikon të dënohet me 6 vite burg për akuzën e “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, në përfundim, Prokuroria kërkon dënimin me 6 vjet burgim.

Ndërkohë, për të njëjtën fakt penal, gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pak muaj më parë dhe ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, Artan Alimuçaj.

Nga hetimi ka rezultuar se Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *