Prisnin pyje në mënyrë të paligjshme, arrestohen xhaxha e nip

Prisnin pyje në mënyrë të paligjshme, arrestohen xhaxha e nip

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Mësohet se në pranga janë vënë Jani Ibrahimaj, 43 vjeç dhe Kristo Ibrahimaj, 20 vjeç, (nipi i tij), të dy banues në fshatin Pirg.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga policia duke transportuar lëndë drusore, me 4 kafshë, për të cilën nuk zotëronin dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *