Policia kap 7 kuintalë kanabis sativa në Kavajë

Policia kap 7 kuintalë kanabis sativa në Kavajë

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në orët e para të mëngjesit. Pas aksionit të zhvilluar në Llakatund të Vlorës, një tjetër sasi e madhe është kapur këtë herë në fshatin Bago të Kavajës.

Burime policore thanë se është kapur një sasi prej më shumë se 700 kilogramësh kanabis sativa.

Droga ishte duke u transportuar në dy makina, një furgon mallrash dhe një fuoristradë. Mjetet ishin duke u ndjekur nga policia.

Drejtuesit dhe personat që ndodheshin në to janë vënë në pranga. Bëhet fjalë por 4 persona.

Droga e ardhur nga një rreth tjetër kishte destinacion plazhin e Gjeneralit nga ku do të transportohej për në Itali.

Category Kronikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *