Policia italiane sekuestron 500 mln euro, para të mafias

Pasuri me vlerë 500 milionë euro, të kontrolluara nga një familje mafioze e Ndranghetas, janë sekuestruar këtë të hënë nga Guardia di Finanza në Itali.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, sekuestrimi është bërë në Katanzaro dhe mes pasurive të sekuestruara është një qendër e madhe tregtare, pasuri të shumta të luajtshme e të paluajtshme, si dhe kompani e llogari bankare.

Sekuestrimi është bërë me urdhër të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, pas një hetimi të gjatë mbi qarkullimin e parave të pista, të koduar me emrin “Neptuni”.

Ndërtimi i qendrës tregtare në zonën mes Katanzaros dhe lokalitetit Lamezia Terme ishte bërë objekt i një lufte të ashpër mes familjeve Iannazzo dhe Torcasio, për kontrollin e zonës dhe ushtrimin e gjobëvënieve ndaj tregtarëve ambulantë, që në kuadër të projektit parashikohej të lëviznin.

Vrasja e një biznesmeni lidhur me këtë çështje shërbeu si “shkëndijë” për nisjen e hetimeve nga prokuroria e që u kurorëzua këtë të hënë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *