Policia gjen një person të mbytur në Selenicë të Vlorës

Policia gjen një person të mbytur në Selenicë të Vlorës

Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Selenicës. Viktima është shtetasi Q.C, 60 vjeç, nga fshati Matogjan.

Sipas policisë, shtetasi Q.C., ishte punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi.