Policia: Atentati në Shkodër, inskenim. Nuk u gjet asnjë gëzhojë

Policia e Shkodrës dyshon se denoncimi i të riut që pretendoi se iu bë atentat teksa ecte me makinë është inskenim.

“Pasi u bë kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë gëzhojë. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punohet për të percaktuar rrethanat e ngjarjes”- njofton zyrtarisht policia.

“Ai pretendon se ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë AA655MK, të marrë qera, kur në hyrje të rrugicës për në banesë, 3 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit”- thuhet në deklaratëne policisë.

Nga ngjarja që në fillim u raportua se nuk kishte të lënduar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *