Policia arreston administratorin e kompanisë ‘Omega Farma’, akuzohet për kontrabandë ilaçesh

Policia ka arrestuar gjatë ditës së sotme administratorin e kompanisë ‘Omega Farma’ në kuadër të operacionit, ‘Vitamina’.

Mësohet se personi në fjalë kryente kontrabandë ilaçesh. Bashkë më të është arrestuar edhe një agjent doganor.

Dyshohet se në bashkëpunim këta shtetas shmangën detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.

Në Doganën e Tiranës, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të
Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar finalizuan operacionin “Vitamina”, ku edhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.Ç, banues në Tiranë, Administrator i kompanisë “Omega” – Farma

M.B. banues në Tiranë, Agjent Doganor në Doganën e Tiranës

Administratori i kompanisë “Omega” – Farma u arrestua për veprën penale “Kontrabandë me Mallra te Tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë.

Për të realizuar këtë mosdeklarim ai ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B., i cili u arrestua për veprën penale “Shpërdorimit të Detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i Kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuara nga neni 174 dhe 248 të K.Penal.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *