Plumba në një vendparkimi, ja kush është ‘Doraci’ i arrestuar ‘Lori’ në kërkim

Plumba në një vendparkimi, ja kush është ‘Doraci’ i arrestuar ‘Lori’ në kërkim

Qëllojnë në ajër me armë zjarri, një në pranga një në kërkim.

Më datë 19.10.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00, në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm (si ato të pistoletës TT).

Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre personave dhe arsye e këtij konflikti ka qenë një vendparkimi.

Në pranga janë vënë:

Ardit Isufaj, i njohur si “Doraci”, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

F. Gremi, i njohur si “Lori”, 36 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu, është proceduar 68-vjeçari me inicialet M. P., banues në Tiranë

Shtetasi M. P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. Gremi, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me shtetasin M. P., më pas është afruar edhe Ardit Isufaj.

Pas debatit Isufaj dhe Gremin kanë kanosur shtetasin M. P dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone