Plas lufta? Shkodër, breshëri makinës në ecje

Sërish atentat në Shkoder. Ka shpëtuar për fat nga një atentat me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Oblikë.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që ka qenë në ecje e sipër.

Sipas të dhënave të para personi nuk ka pësuar asnjë lëndim. Shqipëria është tronditur sot në mengjes. Përveç atentatit në Shkoder ,dy vrasje u shënuan më parë.

Njëra në Tiranë ku një person vrau komshiu si pasojë e hakmarrjes dhe një në durrës ku një 54 vjeçar u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij.

Edhe dy ditë më parë, në Tiranë u vra një ish polic si dhe u bënë tre atentate të tjera.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *