Plagosja e trefishtë në Durrës, policia jep detaje

Nga Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervin Qerimi 31 vjeç, Eluert Hoxha 31 vjeç, dhe Elvis Kurti 37 vjeç. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi një ditë më parë në lagjen Nr.11, Durrës, pas një konflikti të çastit, në një dyqan shitje kafesh, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka.

Për pasojë, Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri dhe Eluert Hoxha është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ndërkaq, Ervin Qerimi është plagosur me thikë. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Bekim Gjoka 36 vjeç, banues në Durrës. Në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një këmishë predhe dhe tre aparate telefoni celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në ngarkim të shtetasve Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha. Ndërsa ndaj shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka, rëndona akuza “Plagosja e rëndë me dashje”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *