Përplas për vdekje 60 vjeçarin, largohet nga vendi i ngjarjes
Mbrëmjen e sotme një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ku një burrë i paidentifikuar ende, rreth 60 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është aksidentuar nga një automjet tip “Mitsubishi” me targa AA 418 JX.
Sipas dëshmitarëve mjeti që shkaktoi aksidentin lëvizte në drejtim të Ndroqit dhe më pas është gjetur i braktisur në fshatin Vishnje. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, Fatos Halili, 45 vjeç, të cilin e ka ndaluar vetëm pak minuta pas aksidentit.