Përmet, sekuestrohen 41 kg drogë në ambientet e ish-shkollës së fshatit

Përmet, sekuestrohen 41 kg drogë në ambientet e ish-shkollës së fshatit

Policia e Shtetit, në vijim të planit të veprimit për kontrollin e territorit, ambienteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka zhvilluar një operacion gjatë ditën së djeshme në Përmet.
Kështu, policia e Gjirokastrës njofton se në fshatin Miçan, Përmet, në ambientet e ish-shkollës së mesme të këtij fshati, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, kanë gjetur një sasi prej 41 Kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Lidhur më këtë ngjarje, policia bën me dije se ka vënë në pranga Myslim Shpata, 68 vjeç, banues në fshatin Miçan, Përmet.

Ndërsa, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *