Përgjaket fundjava, 4 të vdekur në 4 aksidente rrugore, mes viktimave një fëmijë

Përgjaket fundjava, 4 të vdekur në 4 aksidente rrugore, mes viktimave një fëmijë

Katër persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Është ky bilanci tragjik i katër aksidenteve rrugore të ndodhura të shtunën në Garmsh, Fushë Krujë, Lezhë dhe Korçë.

Aksidenti i parë me bilanc tre të vdekur dhe dy të plagosur ndodhi qysh në orët e para të mëngjesit në fshatin Bërsnik të Komunës Kodovajt, në rrethin e Gramshit.

Një mjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë 3 persona që udhëtonin me të kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur

Nga të dhënat fillestare bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke i marrë jetën tre personave.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar viktimat e aksidentit. Ata janë Myzafer Cingërrima 51 vjeç, Artur Ibro 25 vjeç, Aleksandra Taragjini, 40 vjeç. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Mehmet Taragjini, bashkëshorti i viktimës Aleksandra Taragjini.

Në një komunikim telefonik me Neës 24, kirurgu i spitalit të Gramshit, Qemal Zani deklaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 minuta, teksa Fuoristrada ka rënë nga një urë. Sipas tij, 3 personat kanë humbur jetën pa mundur të mbërrinin në spital, ndërsa personi i katërt është jashtë rrezikut për jetën.

“I plagosuri mehmet Taragjini ka ardhur në spital në gjendje të traumatizuar, por mendojmë që është jashtë rrezikut or jetën”, tha Zani.

Aksidenti në Fushë Krujë
Ndërkohë në orët e pasdites një person u plagos rëndë dhe u transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi u përplas nga një mjet tip furgon teksa po udhëtonte me motorçikletë. Aksidenti ndodhi ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Gjolës” në Fushë Krujë.

Aksidenti në Lezhë
Rreth orës 18:50 të ditës së dhjeshme një foshnjë 11- muajshe humbi jetën dhe një grua mbeti e plagosur në një tjetër aksident rrugor këtë herë në Lezhë. Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, në fshatin Made. Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se ka ndërruar jetë foshnja me iniciale K.Ndoca dhe ka mbetur e plagosur nëna e saj Blerina Ndoca. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e nënës së foshnjës 11-muajshe e cila ishte dhe drejtuesja e automjetit.

Aksidenti në Korçë

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme një 57-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas me një makinë teksa udhëtonte me motorçikletë. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur mbeti drejtuesi i motorçikletës Gëzim Pajo. Aksidenti ndodhi në afërsi të stadiumit të qytetit. Ndërkohë i plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin e Korçës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *