Përfshihen nga flakët vendbanimet e romëve, plagosen dy persona

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:40 është përfshirë nga flakët vendbanimi i komunitetit romë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stermas në Tiranë, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si K.Myrteza, 21 vjeç dhe E. Kavo, 21 vjeç.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar drejt spitalit ku ju dha dhe ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një qiriu të ndezur, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *