Pastronte paratë e drogës, Gjykata lë të lirë biznesmenin Zekaj

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosur sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke rrëzuar “arrestin me burg” dhënë nga shkalla e parë, për biznesmenin Fejzo Zekaj, i arrestuar pasi dyshohet se pastronte para droge në biznesin e ndërtimit.

Zekaj është pronar i firmës “FZ Construction” që ka ndërtuar një sërë pallatesh dhe vilash rezidenciale, kryesisht në Tiranë.

Pas këtij vendimi Zekaj do të lërë qelinë dhe do të gjykohet duke qënduar në banesë.

Firma e tij po ndërton edhe në zonën e Liqenit të Thatë, komplekse të tëra pallatesh. Arrestimi i tij u bë për llogari të drejtësisë italiane.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *