Parcela me kanabis në Mirditë , 4 të arrestuar

Parcela me kanabis në Mirditë , 4 të arrestuar

Policia e Mirditës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Munaz dhe 3 banorë të këtij fshati, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Kryeplaku Ndrec Buba u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte lajmëruar autoritetet për kultivimin e drogës në fshatin Munaz të Rubikut.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 banorët e arrestuar, Arben e Nikoll Gjini dhe Ermal Pjetri kishin mbjellë kanabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin e tyre.

Arrestimet janë kryer pasditen e sotme nga Komisariati i Mirditës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *