Panik në Tiranë, alarm për bombë në rrugën ku banon Berisha

Një alarm fals për bombë në lagjen ku banon ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”, pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Burime nga blutë e kryeqytetit bënë me dije se një telefonatë anonime mbërriti në sallën operative, ndërsa njoftoi për një bombë në këtë zonë. Fill pas kësaj telefonate, janë marrë të gjitha masat për verifikimin e rastit.

Sapo mbërriti në vendngjarje, policia bëri të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë dhe mbikëqyri zonën. Pas hetimeve, rezultoi se rasti në fjalë ishte një alarm fals. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të telefonatës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *