Operacion në 5 qytete, në pranga zyrtarë e drejtues policie

Operacion në 5 qytete, në pranga zyrtarë e drejtues policie

Drejtues dhe zyrtarë policie janë vënë në pranga gjatë një aksioni policor të zhvilluar thuajse në të gjithë vendin.

Burime policore thanë se policia ka organizuar disa aksione të koordinuara për të goditur disa grupe kriminale.

Në pranga janë vënë edhe disa zyrtarë policie bën të ditur FaxNews.

Operacionet janë zhvilluar njëkohësisht në qytetet e Tiranës, Lezhës, Shkodër, Kukësit dhe Korçës.

Ende nuk ka detaje në lidhje me këto operacione, ndërsa pritet një konferencë e Policisë së Shtetit.