Noka: Atentatet mafioze terrorizojnë Tiranën, mavria ministër mburret në TV

Ish ministri I Brendshëm, Flamur Noka ka komentuar vrasjet e ndodhura mbrëmë në Tiranë, duke shkruar se ky është një terror mafioz.

Ai akuzoi pasardhësin e tij ministrin Tahiri, duke thënë se krimi në vend po bën kërdinë, ndërsa ministri mburret në TV.

Ja postimi i plotë:

Terror ne Tirane. Dy atentate mafjoze dhe nje shperthim tritoli tronditen kryeqytetin me pasoj nje te vrare dhe nje fatlum qe arriti fal zotit ti shpetoj kthetrave te vdekjes! Nderkohe “mavria” minister po mburrej qe kishin zbuluar se nje polic rilindas qe kish vjedhur me dhune nji taksist dhe qe e kishin mbajtur te fshehur 4 muaj qe ta reklamonin sot si “sukses” i kamerave.. Krimi po ben kerdine ne kete vend po “mavria” me te tijet nuk e ka shqetesim.

Ai dhe kryeministri i tij kan shqetesim reklamimin e kamerave se shitja e tyre ne baze te ligjit qe kane bere do qarkulloj biznesit qe kan bere gati rreth 100 milion euro e rreth 10 milion euro mirmbajtje cdo vit. E fundja lufta kunder krimit nuk u siguron asnji euro per xhepin e tyre. Shitja e kamerave po ,sepse kompanine e kane bere gati. Prisni prisni se nuk keni pare gje akoma.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *