Nis ryshfeti edhe për t’u pranuar në Akademinë e Policisë. Ja skema e mashtrimit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zbuluar një skemë mashtrimi në lidhje me shkollën e Akademisë së Policisë, në të cilën dyshohej të ishin përfshirë dhe zyrtarë të policisë. Tre persona të dyshuar se do të shisnin për 800 euro përgjigjet e testit të aplikimit për Akademinë e Policisë, u arrestuan dje nga SHÇBA.

Hetimi zbuloi se personat pretendonin se kishin lidhje me pedagogë në Akademinë e Policisë. Por duket se ky pretendim ishte thjeshtë një trill për të mashtruar ata që donin të fitonin një vend në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Gëzim Metalia, 44 vjeç, ish-efektiv i policisë rrugore deri në vitin 2002; Rexhep Rexha, 23 vjeç nga Kukësi, banues në Tiranë, si dhe Erald Hasanllari 25 vjeç, që të tre nën akuzën e “mashtrimit”.

Ky i fundit hiqej si profesori, që pretendohej se do të gjente edhe përgjigjet e tezës së provimit për pranimin në Akademi. Fillimisht mësohet se u arrestuan Metalia dhe Rexha, në një lokal të marrë me qera nga Metalia, në Rrugën e Barrikadave. Më pas u arrestua Hasanllari, ndërsa një person i katërt u shpall në kërkim.

Dy të arrestuarit dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe në fenomene të tjera mashtrimi që po hetohen tashmë nga oficerët e SHÇBA.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *