Ngjarje tragjike në Itali, treni merr përpara 16 vjeçaren shqiptare!

Ngjarje tragjike në Itali, treni merr përpara 16 vjeçaren shqiptare!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Veneto të Italisë, një 16 vjeçare shqiptare është shtypur dhe shpërfytyruar nga një tren.

Ngjarja ka ndodhur shumë shpejt. Dëshmitarët kanë thënë për policinë italiane se e kishin parë të renë pranë binarëve të trenit e më pas e reja ishte zhdukur. Vetë makinisti i trenit është shprehur se ajo ka dalë papritmas përballë trenit dhe ai e ka patur të pamundur të ndalojë në kohë. Përplasja ka qenë fatale për 16 vjeçaren, identiteti i të cilës nuk është bërë publik nga media italiane.

Hetimet e deritanishme nga ana e ekspertëve nuk përjashtojnë mundësinë e një vetëvrasje.