Ngjarje e çuditshme në mes të Tiranës, digjet BMW-ja pranë stadiumit

Një automjet tip “BMW X5” ka marrë flakë pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital.

Makina është djegur rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, mbas stadiumit në rrugën “Faik Konica”, afër një pastiçerie.

Sipas policisë, mjeti është në pronësi të shtetasit Xhazair Lamaj, 61-vjeç, i cili është djegur lehtë në fytyrë. Ai është dërgua në spital Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti me targa AA 122 JM ishte i parkuar në momentin kur ka rënë zjarr dhe policia dyshon se kemi të bëjmë me defekt teknik.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *