Moti i keq, mbytet peshkatari në Shëngjin

Një peshkatar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Portin e Shëngjinit. Mësohet se viktima, Mark Ujka po nga Shëngjini është gjetur i vdekur tek vendi i quajtur “Skalierat” nga familjarët e tij.

Menjëherë ata kanë njoftuar policinë e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se Ujka është mbytur nga dallgët e detit që për shkak të motit të keq kanë qenë në lartësi të konsiderueshme. Gjithsesi policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *