Milot, futet me makinë në mes të pazarit, 1 i vdekur, 6 të plagosur

Një invalid pa leje drejtimi ka shkaktuar një tragjedi, mëngjesin e sotëm në pazarin e Milotit. Sipas të dhënave, Pashk Vokri ka humbur kontrollin e makinës dhe e ka futur atë në pazarin e mbushur me njerëz, duke shkaktuar vdekjen e një 64-vjeçari dhe plagosjen e 6 personave të tjerë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i makinës tip “Benz” është ndaluar menjëherë, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Situata në treg është kaotike dhe njerëzit janë të shokuar. Ndërkohë, dy autoambulanca kanë bërë të mundur transportimin e personave të plagosur drejt spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *