‘Më përdhunoi djalin’, policia greke arreston pakistanezin

‘Më përdhunoi djalin’, policia greke arreston pakistanezin

Një nënë shqiptare ka denoncuar në policinë greke se djali i saj ishte përdhunuar. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshati Triadha të ishullit Euboea në Greqi pasditen e 17 Shkurtit, por lajmi është bërë publik sot.

Mediat greke raportojnë se nëna shqiptare tha se me djalin e saj 14 vjeç kishte abuzuar seksualisht një 30-vjeçar pakistanez. Ky i fundit u arrestua nga policia, ndërsa qëndronte në Greqi ilegalisht, shkruan BW.

‘Albanians.gr’ shkruan se prokuroria ka urdhëruar që 14-vjeçari t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor që të vërtetohet nëse me të është abuzuar apo jo. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që po hetohet.