Mat, mbesa i vë flakën shtëpisë së xhaxhait

Nuk e ka menduar dy herë dhe i ka vënë flakën shtëpinë e xhaxhait të saj. Edhe konflikti nuk mungon, por është nga ata banalët, që degjenerojnë me pasoja shpesh herë fatale. Kësaj here konflikti ka qenë ka ndodhur për murin ndarës mes banesave të dy vëllezërve.

Dhe mbesa 27-vjeçare pas një konflikti ka pritur që xhaxhai të futej në banesë dhe i ka vënë flakën. por për fat të mirë, të gjithë pjestarët e familjes kanë mundur të dalin dhe tu shpëtojnë flakëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i Bardhë, komunën Xibër Mat. Ka qenë Imerjana Baleta 27-vjeçe, që ka ndezur zjarrin në shenjë hakmarrje ndaj të ungjit.
Policia pas ngjarjes ka arrestuar shtetasen Imerjana Baleta, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e konfliktit mes dy familjeve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *