Maskat rikthehen sërish. Grabisin pikën e karburantit në Shijak
Dy persona të maskuar dhe të pajisur me thikë, kanë kërcënuar punonjësin e një pike karburanti në Shijak dhe kanë marrë një shumë parash.
Pak pas mesnatës së kalaur në fshatin Xhafzotaj, Shijak, dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikë, kanë arritur ti marrin 12 mijë lekë të reja punonjësit të një karburanti, T.K. 62 vjeç, banues në Shijak.
Menjëherë pas grabitjes të dyshuarit u larguan, duke humbur gjurmët. 62- vjeçari bëri denoncimin në polici duke treguar gjithë ç’kishte ndodhur.
Lidhur me këtë ngjarje materialet ia kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”.