Maskat grabisin me dhunë familjen në Pogradec

Dy persona të maskuar grabitën me dhunë një 21-vjeçar mesnatën e djeshme në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmenj, ku dy persona të maskuar janë futur në banesën e 21-vjeçarit Armand. J., e kanë goditur atë dhe i kanë marrë një sasi lekësh në banesë.

I riu ishte ai që kishte dëgjuar grabitësit, ndërsa në banesë ishin dhe prindërit. Pas grabitjes, dy autorët janë larguar me makinë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *