Maskat grabisin kantinën e verës në Durrës, marrin kasafortën

Maskat grabisin kantinën e verës në Durrës, marrin kasafortën

Një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00.

Sipas njoftimit te policise behet me dije se më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip Benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *