

Masakroi me sëpatë kushëririn në sy të djalit të mitur, del në gjyq vrasësi
Gjykata e Vlorës ka dhene arrest me burg per Dilaver Veshajn, autori i krimit makaber ku mbeti i vrare Arben Veshaj, kusheriri i tij. Ngjarja ndodhi ne fshatin Gumenice te Vlores diten e shune.
Sic behet me dije, autori e ka qelluar me pistolete dhe pastaj me sepate viktimen, qe e kishte kusheri.
Akuza qe eshte ngritur per te arrestuarin, vrasje me dashje dhe armembajtje pa leje.
“Strukturat policore të DVP.Vlorë gjeten te pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasin A.V., 37 vjeç.
Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë, thoshte policia ne njoftim diten e ngjarjes.