Manjani: Ndjesë publike Francës për lirimin e Domart Konjarit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi pas letrës së ambasadorit të Francës në Tiranë ku shprehu shqetësimi për lirimin nga burgu të Domart Konjarit, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së “Rrugës Bardhyl” në Tiranë dhe i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe përfshirjen në një seri veprash të tjera penale në shtetin francez.

Manjani deklaroi se do të angazhohet për të rivendosur autoritetin e vendimeve gjyqësore të Francës.
“Kërkoj një ndjesë publike pavarësisht që nuk më takon mua në kuptimin ligjor, por sidoqoftë ndjesën duhet të tregojmë si shtet, si komb si shoqëri, të cilën kemi ende luksin të diskutojmë vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze, të cilat janë gjykata në kuptimin e besueshmërisë dhe funksionimit, gjykata me super standard.

Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Kam biseduar me Ministrin e Brendshëm, me autoritetet e Policisë së Shtetit, me Prokurorin e Përgjithshëm, për të gjetur të gjithë zgjidhjen e nevojshme që të vendoset në vend ajo gafë që unë besoj se ka ndodhur në kuptimin substancial në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Apelit”, – u shpreh ministri.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *