Manjani kundër garimit të Gjin Gjonit për Apelin e Tiranës

Debati mbi garën e vendit të kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë ka bërë që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani,të kërkojë përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni, nga gara për kreun e kësaj gjykate.

“Është një kërkesë që vjen nga njëri prej kandidatëve për Gjykatës së Apelit. Kërkesën do ta parashtroj në KLD”, ka thënë vetë ministri. Kjo, një ditë pasi gjyqtari Alaudin Malaj, të cilit i ka mbaruar mandati në krye të Apelit, i kërkoi përjashtimin e Gjin Gjonit nga votimi për shkak se është në konflikt interesi.

“Në lidhje me proçesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi. Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 Prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot.

Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje”, thuhet ne letrem e Malajt.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *