Makina shtyp për vdekje fëmijën dhe bie në kanal

Makina shtyp për vdekje fëmijën dhe bie në kanal

Një fëmijë ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur rreth orë 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj, Tiranë.

Automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas makina ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.

Fëmija është transportuar menjëherë për në spital, por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

Category Kronikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *