Lushnje, vodhën makinën arrestohen vëllezërit

Policia e Lushnjes ka arrestuar dy vëllezërit Helis Shima, 26 vjeç dhe Ivi Shima, 23 vjeç, të dy banues në lagjen “Gafurr Muço“, Lushnje pasi janë kapur duke vjedhur një automjet tip Mercedes Benz.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga tërsia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëritjetërin më datën 06.03.2016, reth orës 04:30, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, me targa AA 518 KZ, në pronësi të shtetasit me iniciale J.Sh, 33 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo“, Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *