Lot e kujë! Përcillen në banesën e fundit babai dhe dy fëmijët e aksidentit në Velipojë

Lot e kujë! Përcillen në banesën e fundit babai dhe dy fëmijët e aksidentit në Velipojë

Me lot e kujë, dhimbje pafund, jane percjelle per ne banesen e fundit paraditen e se martes babai dhe dy femijet e mitur te familjes Preka ne Velipoje, qe humben jeten ne nje aksident te tmerrshem mbremjen e se dieles.

Banore te zones dhe te aferm i dhane lamtumiren e fundit viktimave te aksidentit tragjik.

Nena dhe vajza 10 vjece ndodhen ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Shkodres. Mjeket nuk kane dhene shpresa per vajzen e mitur.

Sakaq, per shkakun e aksidentit, ende nuk ka dalë zyrtarisht një përgjigje e ekspertizës./Panorama