“Larg policisë raciste”, përcillet për në banesën e fundit i riu nga Korça

“Larg policisë raciste”, përcillet për në banesën e fundit i riu nga Korça

Familjarë, shokë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 27-vjeçarit Enea Ftoji i cili ditën e djeshme u gjet i pajetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës.

Kortezhi me famijarë dhe pjesëtarë të komuniteteve marshuan nga banesa në drejtim te komisariatit të Korçës.

Ata mbanin pankarta ku shkruhet “larg policise raciste”, “ duam drejtësi” , “ stop racizmit”.

Famijarët akuzuan sërish policinë e Korçes për vdekjen e të riut.

Ditën e djeshme u bë ekspertiza mjeko-ligjore, përgjigja e të cilës ende nuk ka dalë, por në trupin e 27-vjecarit kishte shenja dhune.

/Ora News.tv/