Kush është gjyqtari që falsifikoi për Taulant Ballën? Ja si PD e refuzoi në 2008, Zamir Podën

Gjyqtari i cili ishte relator në çështje e Argita Malltezit kundër Taulant Ballës në vitin 2009, ishte rrëzuar nga mazhoranca e kohës, Partia Demokratike për anëtar të Gjykatës së Lartë. Ai ishte një propozim i opozitës së kohës, mazhorancës së sotme qeverisëse.

Po në vitin 2008, Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar edhe ankesën e deputetëve socialistë, për të shfuqizuar e votimit për Zamir Podën. Deputetë socialistë që i janë drejtuar Kushtetuese duke argumentuar se kandidatura e Zamir Podës nuk ka marrë shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit. Poda, pas votimit në Kuvend, mori 65 vota pro, 62 vota kundër, 1 abstenim dhe dy vota të pavlefshme në një sallë ku ishin të pranishëm 130 deputetë.

Zamir Poda ishte një nga kandidatët për anëtar në Gjykatën e Lartë, që nuk arriti të marrë shumicën e votave në Kuvend. Shumica e anëtarëve të gjykatës është mbështetur në interpretimin e nenit 78 pika 1, sipas të cilit, votimi quhet i vlefshëm kur në sallë janë më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit dhe fituesi të marrë 50+1 të votave.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, deputetët opozitarë të vitit 2008 kërkonin interpretimin e pikës 1 të nenit 78 të Kushtetutës, për shumicën e kërkuar në marrjen e vendimeve nga Kuvendi, përfshirë dhe dhënien ose jo të pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës dhe, për rrjedhojë, interpretimin e pikës 1 të nenit 55 të rregullores së Kuvendit të dalë në zbatim të tij.

Gjithashtu deputetët e opozitës kërkonin shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 190, datë 16.06.2008 “Për mosdhënien e pëlqimit për emërimin e zotit Zamir Pode, si anëtar i Gjykatës së Lartë”, pasi sipas tyre procedurat e ndjekura kanë qenë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Në argumentimin e tyre, deputetët opozitarë i referohen procedurës së ndjekur nga Kuvendi dhe deklaratës së Kryetarit të Komisionit të votimit, Arjan Madhi, i cili pasi numëroi votat për Zamir Podën, e shpalli atë fitues me 65 vota, duke marrë në këtë mënyrë dhe pëlqimin e Kuvendit. Por rrëzimi i këtij votimi, sipas tyre, është bërë pas një deklarate publike në media jashtë seancës plenare, vetëm në cilësinë e deputetit të thjeshtë tashmë, pasi funksioni i tij si kryetar i komisionit të votimit kishte përfunduar.

Madhi deklaroi pas votimit se Zamir Poda nuk ka marrë pëlqimin e Kuvendit, pasi ai duhej të kishte fituar 66 vota dhe jo 65. Kjo deklaratë jozyrtare e Madhit, sipas deputetëve socialistë, është pasqyruar edhe në procesverbalin e asaj seance, duke e konsideruar këtë deklaratë dhe rezultat zyrtar të votimit të seancës.

Marrë nga Syri.net

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *